Datë: 13 Gusht 2013
Kontakt për media: Kristale
T: + 44 (0) 7725115576
LONDËR – 4M Group, studio projektuese -
ndërtuese arkitekturale me seli në Londër,
është mes pesë garuesve të fundit për
shpërblimin ndërkombëtar të këtij
viti - Lajmet e Arkitekturës Botrore - World Architecture
News Awards (WAN) me HAMAM – një xhaz bar
nëntokësor në Prishtinë, Kosovë.
Shpërblimi WAN, tani në vitin e tij të
pestë, është konkurs vjetor madhor
ndërkombëtar që lartëson dhe promovon
më të mirat e katërmbëdhjetë
kategorive, të ndara në: Projekte dhe Produkte
Enterieri. Një garë e fortë i pret
kandidatët çdo vjet sepse Konkursi pranon më
se 1,300 aplikime nga arkitektët dhe dizajnerët
kulminantë të botës, duke e bërë ate
programin më të madh ndërkombëtar
arkitektural në botë.
Duke pranuar deri 250 aplikime në kategorinë
për Bar Dizajnin më të mirë, lista
është ngushtuar në pesë. HAMAM-i i
4M garon kundër: Electric në Paris,
Francë dizajnuar nga Since 1974;
Erlkönig në Insbruk, Austri dizajnuar nga
ATP Sphere GmbH;
Northern Lights Bar në Ion Hotel në
Rejkjavik, Islandë nga Minarc; dhe
Wasbar në Gent, Belgjikë dizajnuar nga
Pinkeye. Lista e ngushtë gjindet në
dispozicion në:
http://www.worldarchitecturenews.com/interiors/
kliko në kategorinë bars.
Paneli i dalluar i jurisë ndërkombëtare prej
figurave me ndikim në dizajnin arkitektural dhe të
enterierit si -- Sir Terence Conran, dizajner dhe
restorator i njohur botror; Franceso Aselmo, drejtor senior
për ARUP dizajnin e ndriçimit; Vanessa Brady,
themelues dhe dizajnere e SBID; Mathew Dalby, drejtor i
studios YOO; dhe Adrian Griffiths, drejtor senior i Chapman
Taylor -- janë zgjedhur për t'u
përqëndruar në origjinalitet, risi, formë,
kualitete të veçanta, qëndrueshmëri dhe
kontekst të aplikimeve.
Përshkrimi për konkurs ishte të tregojë
si është ballafaquar dizajni me elementet
kyçe të detyrës projektuese të klientit,
si edhe të shpjegojë çfarë qasje ka
përdorur dizajni për të integruar dhe pasuruar
kontekstin përbrenda mjedisit/komunitetit të
tij.
Me HAMAM Jazz Bar, CEO e 4M Group Përparim Rama tha se
ekipi i tij ka qenë i përqëndruar në
aspektet e qëndrueshmërisë të komunitetit
lokal duke përdorur kryesisht materiale të
përdorura dhe ekonominë vendore për të
krijuar vendin, duke punësuar mjeshtra lokal, duke
përdorur materiale themelore të rrethinës, si:
drurin, kashtën, metalin, baltën dhe betonin.
Rama tha, “Ne deshtëm të krijojmë
një mjedis që është i veçantë
dhe i vërtetë ndaj rrethinës, diçka
që shfaqet nga komuniteti lokal dhe është e
krijuar plotësisht nga njerëzit, që nga porta
madhështore prej metali të vrazhdë,
vjetërsuar nga toka, deri tek panelet e qerpiqit që
pezullojnë nga tavani përmbi.”
Fituesit e WAN Konkursit do të përcaktohen para
një audience të madhe nga sektorët e
ndërmarrësisë, arkitekturës, dizajnit
të enterierit dhe produkteve në një
mbrëmje ceremonie ekskluzive të shpërblimeve
në galerinë Saatchi në Londër ditën e
Enjte, 28 Nëntor 2013.
Të gjitha aplikimet do të publikohen në web
faqen e WAN, që pranon afërsisht
10.82 milion vizita në muaj. Zyrtarisht i hapur në 29 Shtator 2005, WAN
është tani udhëheqës në furnizim me
lajme komunitetit global arkitektural. Në Mars 2007 web
faqja ka arritur vendin prestigjioz Google Nr. 1
për "lajme arkitekturale" dhe ka mbetur në
majë të pozitës që
atëherë.
Themeluar 2004, 4M Group përbëhet nga
arkitektë, dizajnerë, ndërtues dhe planerë
të kualifikuar sfera e ekspertizës së të
cilëve shtrihet përtej projekteve të banimit
duke përfshirë: dizajne komerciale, hotelierike dhe
urbane me shfrytëzueshmëri mikste. 4M
është organizatë në lulëzim që
krijon zgjidhje bashkëkohore dhe komplekse
përgjatë sektorëve privat dhe publik, në
gjithë Mbretërinë e Bashkuar por edhe në
plan ndërkombëtar. Kompania vendos rëndësi
apsolute në ndërgjegjshmëri ambientale dhe
komunitetet që rrethojnë, duke mirënjohur
ndikimin e hapësirës në emocionin e njeriut
mirëqenies së tij. Element kyç i ekipit
të 4M dhe filozofisë së studios është
kuptimi efektiv i nevojave të klientit.
4M Group ka festuar suksese të shumta në të
kaluarën e afërt, duke qenë i pari në
përfaqësimin e Kosovës në Bienalen
Arkitekturale në Venedik, Itali, si edhe
veçanërisht duke fituar shpërblimin për
risi arkitekturale nga Asociacioni i Arkitektëve të
Kosovës, dhe duke u emëruar nga Qytetet e Hapura
(Open Cities) si një ndër 50 ndërmarrjet
më të mira eko-qëndrueshmëri në
Britaninë e Madhe në vitin 2009.
Për më shumë informata rreth 4M Group, ju
lusim të vizitoni:
www.4mgroup.co.uk