Përcaktohen 5 Finalistët për Konkursin Ndërkombëtar të Dizajnit

Datë: 13 Gusht 2013

Kontakt për media: Kristale

T: + 44 (0) 7725115576

E: [email protected]

 

LONDËR – 4M Group, studio projektuese - ndërtuese arkitekturale me seli në Londër, është mes pesë garuesve të fundit për shpërblimin ndërkombëtar të këtij viti - Lajmet e Arkitekturës Botrore - World Architecture News Awards (WAN) me HAMAM – një xhaz bar nëntokësor në Prishtinë, Kosovë.

Shpërblimi WAN, tani në vitin e tij të pestë, është konkurs vjetor madhor ndërkombëtar që lartëson dhe promovon më të mirat e katërmbëdhjetë kategorive, të ndara në: Projekte dhe Produkte Enterieri. Një garë e fortë i pret kandidatët çdo vjet sepse Konkursi pranon më se 1,300 aplikime nga arkitektët dhe dizajnerët kulminantë të botës, duke e bërë ate programin më të madh ndërkombëtar arkitektural në botë.

Duke pranuar deri 250 aplikime në kategorinë për Bar Dizajnin më të mirë, lista është ngushtuar në pesë. HAMAM-i i 4M garon kundër: Electric në Paris, Francë dizajnuar nga Since 1974; Erlkönig në Insbruk, Austri dizajnuar nga ATP Sphere GmbH; Northern Lights Bar në Ion Hotel në Rejkjavik, Islandë nga Minarc; dhe Wasbar në Gent, Belgjikë dizajnuar nga Pinkeye.  Lista e ngushtë gjindet në dispozicion në: http://www.worldarchitecturenews.com/interiors/ kliko në kategorinë bars.

Paneli i dalluar i jurisë ndërkombëtare prej figurave me ndikim në dizajnin arkitektural dhe të enterierit si -- Sir Terence Conran, dizajner dhe restorator i njohur botror; Franceso Aselmo, drejtor senior për ARUP dizajnin e ndriçimit; Vanessa Brady, themelues dhe dizajnere e SBID; Mathew Dalby, drejtor i studios YOO; dhe Adrian Griffiths, drejtor senior i Chapman Taylor -- janë zgjedhur për t'u përqëndruar në origjinalitet, risi, formë, kualitete të veçanta, qëndrueshmëri dhe kontekst të aplikimeve.

Përshkrimi për konkurs ishte të tregojë si është ballafaquar dizajni me elementet kyçe të detyrës projektuese të klientit, si edhe të shpjegojë çfarë qasje ka përdorur dizajni për të integruar dhe pasuruar kontekstin përbrenda mjedisit/komunitetit të tij.

Me HAMAM Jazz Bar, CEO e 4M Group Përparim Rama tha se ekipi i tij ka qenë i përqëndruar në aspektet e qëndrueshmërisë të komunitetit lokal duke përdorur kryesisht materiale të përdorura dhe ekonominë vendore për të krijuar vendin, duke punësuar mjeshtra lokal, duke përdorur materiale themelore të rrethinës, si: drurin, kashtën, metalin, baltën dhe betonin.

Rama tha, “Ne deshtëm të krijojmë një mjedis që është i veçantë dhe i vërtetë ndaj rrethinës, diçka që shfaqet nga komuniteti lokal dhe është e krijuar plotësisht nga njerëzit, që nga porta madhështore prej metali të vrazhdë, vjetërsuar nga toka, deri tek panelet e qerpiqit që pezullojnë nga tavani përmbi.”

Fituesit e WAN Konkursit do të përcaktohen para një audience të madhe nga sektorët e ndërmarrësisë, arkitekturës, dizajnit të enterierit dhe produkteve në një mbrëmje ceremonie ekskluzive të shpërblimeve në galerinë Saatchi në Londër ditën e Enjte, 28 Nëntor 2013.

Të gjitha aplikimet do të publikohen në web faqen e WAN, që pranon afërsisht 10.82 milion vizita në muaj. Zyrtarisht i hapur në 29 Shtator 2005, WAN është tani udhëheqës në furnizim me lajme komunitetit global arkitektural. Në Mars 2007 web faqja ka arritur vendin prestigjioz Google Nr. 1 për "lajme arkitekturale" dhe ka mbetur në majë të pozitës që atëherë.

Themeluar 2004, 4M Group përbëhet nga arkitektë, dizajnerë, ndërtues dhe planerë të kualifikuar sfera e ekspertizës së të cilëve shtrihet përtej projekteve të banimit duke përfshirë: dizajne komerciale, hotelierike dhe urbane me shfrytëzueshmëri mikste. 4M është organizatë në lulëzim që krijon zgjidhje bashkëkohore dhe komplekse përgjatë sektorëve privat dhe publik, në gjithë Mbretërinë e Bashkuar por edhe në plan ndërkombëtar. Kompania vendos rëndësi apsolute në ndërgjegjshmëri ambientale dhe komunitetet që rrethojnë, duke mirënjohur ndikimin e hapësirës në emocionin e njeriut mirëqenies së tij. Element kyç i ekipit të 4M dhe filozofisë së studios është kuptimi efektiv i nevojave të klientit.

 4M Group ka festuar suksese të shumta në të kaluarën e afërt, duke qenë i pari në përfaqësimin e Kosovës në Bienalen Arkitekturale në Venedik, Itali, si edhe veçanërisht duke fituar shpërblimin për risi arkitekturale nga Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, dhe duke u emëruar nga Qytetet e Hapura (Open Cities) si një ndër 50 ndërmarrjet më të mira eko-qëndrueshmëri në Britaninë e Madhe në vitin 2009.

Për më shumë informata rreth 4M Group, ju lusim të vizitoni: www.4mgroup.co.uk

 ###

 

 

 

Copyright © 2013. 4M GROUP
4M GROUP is trading name of 4MA LIMITED registered in England and Wales No. 6549590 VAT No. 988268253.
All content on this site is owned by 4M Group or licensed to us by our registered users and other licensees. You may not copy or use any part of this site without prior written permission.